“Fati” i milionave të gjetur tek “çerdhja” e prostitucionit, Gjykata e Lartë e kthen çështjen për rigjykim

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim në Apel debatin nëse duhet apo jo të konfiskohen nga shteti gati 4.5 milionë lekë të rinj të gjetur dhe sekuestruar në kasafortën e një gruaje të dënuar për “shfrytëzim prostitucioini”.

Vlera e parave, nga të cilat 3.9 milionë lekë, 2300 paund britanikë, 3390 euro dhe 50 dollarë australianë u sekuestruan në vitin 2016 në ambientin e banimit të të pandehurës me iniciale A. Sh. Në të njëjtën godinë në fshatin Mushqeta, në rrugën automobilistike Tiranë-Elbasan, gruaja zotëronte një lokal dhe ka shfrytëzuar për prostitucion dy vajza, që njëkohësisht i kishte të punësuara si kamariere.

Në përballjen me Gjykatën e Tiraënës ajo u fajësua për “shfrytëzim prostitucioni”, “mbajtje lokalesh për prostitucion” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe u dënua përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burg, ndërsa shuma prej 4.5 milionë lekësh u konfiskua. Situata ndryshoi në Apel në vitin 2020, ku e pandehura jo vetëm mundi të fitojë lirim në Shërbim Prove për pjesën e mbetur të dënimit, por edhe të merrte pas paratë. Kjo për faktin se Apeli pranoi kërkesën e saj për t’i kthyer shumën e sekuestruar të parave.

Sipas Apelit, Shkalla e Parë nuk kishte prova të mjaftueshme se paratë në kasafortë ishin përfituar nga shfrytëzimi i prostitucionit. Sipas Apelit, e pandehura ka pretenduar se paratë kanë si burim punën e djalit të saj në Angli dhe kursime ndër vite. Vendimi i Apelit është kundështuar nga Prokuroria në Gjykatën e Lartë, që ka vendosur pak ditë më parë të kthejë çështjen për rigjykim në Apel me një tjetër trupë gjykuese.

Në vendimin e plotë të siguruar nga A2, Gjykata e Lartë thekson se Apeli nuk ka arsyetuar sipas standardeve të përcaktuara vendimin e tij.

“Nga vendimi gjyqësor nuk gjendet një motivim/arsyetim në lidhje me raportin që kanë sasia monetare e pasqyruar në mandatet motivuese të dërgimit të parave prej djalit të të gjykuarës A. Sh. me sasinë monetare të sekuestruar. Po kështu, prej gjykatës nuk pasqyrohet përse sasitë monetare e përfituar nga persona të tretë janë marrë në konsideratë se janë për të gjykuarën A. Sh.”, thuhej në vendimin e Gjykatës së Lartë. (A2) /a.m.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com