Pas marrjes në pyetje nga SPAK, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka dhënë një prononcim të shkurtër për gazetarët para ambienteve të prokurorisë.
Suli u paraqit optimist para mediave dhe tha se SPAK duhet të bëjë detyrën e vet, duke shtuar se do të paraqitet sa herë ta thërrasin.
“Ditë e bukur sot. Ta lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vet, sepse po jep shpresë të shqiptarët. Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person të japë llogari. Më lini të bëj detyrën time, në respekt të qytetarëve. Sa herë të duan do të vij”, tha ai.
PAK ka vendosur nën hetim kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli dhe të Rrogozhinës Edison Memolla, pas denoncimeve që i dyshojnë të dy zyrtarët se kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti.