Familjarët marrin trupin e pajetë të Alma Arrazit, 39-vjeçarja do të prehet në qytetin e Durrësit

Familjarët e Alma Arrazit kanë marrë trupin e pajetë të 39 vjeçares, e cila do të varroset në qytetin e Durrësit.

Familja e nënës e cila mbyti 3 fëmijët e saj dhe më pas veten, nuk ka lejuar që 39 vjeçarja të varroset në Shkodër nga familja e bashkëshortit të saj.

Ndërkohë është kryer edhe autopsia në trupin e pajetë të Alma Arrazit në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës dhe nuk ka shenja dhune.

Të afërmit e 39 vjeçares janë larguar tashmë drejt Durrësit duke marrë me vete trupin e pajetë ashtu siç kishin paralajmëruar në deklaratat e dhëna gjatë ditës së sotme edhe pse familja Arrazi janë shfaqur të gatshëm që nusen e shtëpisë ta varrosnin ata duke thënë se kanë të gatshëm katër arkivola dhe duke folur me respekt për të.

Ceremonia mortore për Alma Arrazin do të realizohet në qytetin e Durrësit ndërsa 3 fëmijët e saj do të prehen në varrezat në qytetin e Shkodrës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com