Reperi i njohur kosovar, Lumi B dhe partnerja e tij, Miranda, do të bëhen prindër për herë të dytë.
Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë partnerja e reperit, e cila ka publikuar disa foto në Instagram.
“Familja jonë po rritet, si barku ynë, dhe ne jemi të emocionuar të ndajmë që një i vogël do të bashkohet me ne së shpejti. Shumë mirënjohës për këtë kapitull të ri”, ka shkruar ajo.