False apo e vërtetë? Një prej autorëve letër policisë gjermane: Besarin e vrava sepse…

Hetuesit gjermanë kanë në dispozicion një letër/rrëfim që thuhet se i përket njërit prej autorëve të dyshuar të vrasjes së ish-boksierit shqiptar Besar Nimani. Sipas Westfalen-Blatt, në letër raportohet se 33-vjeçari Ayman Krit pranon vrasjen e 38-vjeçarit. Grupi hetimor që po punon për të zbardhur vrasjen e ish-boksierit nga Kosova, e disponon këtë letër në email. Në të, personi në fjalë deklaron se ai ishte që e qëlloi për vdekje Nimanin, nga frika.

Ai po ashtu pretendon se është rrahur 3 herë nga boksieri 2 vjet më parë në Bielefeld, e se Nimani e kishte kërkuar disa herë me jetë. Ky pretendim konsiderohet absurd nga vëllai i viktimës. Ndërkohë grupi hetimor nuk ka pranuar të komentojë nëse ky email është autentik ose jo.

Hetuesit gjermanë kanë shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë 2 persona,  Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt, të dy 33 vjeç.

Më herët, në një reagim për mediat gjermane, vëllai i boksierit deklaroi se Besari ishte konfliktuar në të shkuarën me një grup kurdësh dhe se ata u hakmorën duke i marrë jetën (Lexo më shumë).

Vetë policia gjermane vijon në mënyrë intensive hetimet, por pavarësisht interesit të mediave vendase, nuk ka dhënë detaje sa i përket motivit apo dhe përparimit të hetimeve.

Besar Nimani u qëllua për vdekje pasditen e 9 Marsit në qytetin e Bielefeld, ku jetonte prej vitesh (Lexo më shumë). Ai ishte baba i 3 fëmijëve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com