Falja e gjobave? Deputetja e PD sqaron çfarë i shkaktoi përplasjet në Kuvend: Nuk ishim në dijeni

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti, ka sqaruar shkakun e debateve të ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Në emisionin ‘Ditari i Pasdites’ me gazetaren Bruna Çifligu në A2 CNN, Sorina Koti tha se propozimi i PS për faljen e gjobave erdhi në një moment të papritur dhe se opozita nuk ishte vënë në dijeni.

Koti tha gjithashtu se PS nuk e ka marrë në konsideratë kërkesën e opozitës për të thirrur kryeministrin në interpelancë dhe shtoi se projektligji për faljen e gjobave u fut me shpejtësi për të hequr vëmendjen nga çështje të tjera.

Ajo shtoi gjithashtu se mazhoranca me lëvizjet e saj ka shkelur rregulloren e Parlamentit.

“Nuk është marrë në konsideratë nga mazhoranca për të thirrur kryeministrin. Siç ka ndodhur rëndom kohët e fundit, ai nuk paraqitet prej kohësh në Parlament.

Dhe më pas ka pasur debate mes kolegëve të tij dhe të mazhorancës, debate shumë të forta qoftë për rendin e ditës, sepse donin të fusnin me shpejtësi në rendin e ditës projektligjin për faljen e gjobave.

Ne nuk ishim në dijeni të njoftimit dhe as të kërkesës së PS, por jemi vënë në dijeni në momentet e fundit. Dhe siç është vënë para mediave nga zoti Bardhi edhe fleta e kërkesës së ardhur nga PS me firmat e tyre, e cila nuk ishte brenda rregullores së Kuvendit.

Sot ka qenë që në krye të herës një dështim i plotë i seancës plenare që ka shkelur të gjitha rregullat e Parlamentit. Më pas debatet kanë qenë të vazhdueshme, protesta, bllokim i foltores nga ana jonë”, tha Koti.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com