Rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Messenger janë jashtë përdorimit për momentin në të gjithë botën.
Po ashtu mediat e huaja shkruajnë se Facebook, Messenger dhe Instagram kanë shfaqur probleme ditën e sotme, deri sa i gjithë sistemi është jashtë përdorimit.
Ndërsa kompania META që ka në pronësi tre rrjetet sociale, nuk ka reaguar ende.
Faqet e raportimit si Downdetector po tregojnë një rritje të madhe të përdoruesve, që kanë vështirësi.
Faqet dhe aplikacionet e Meta-s ranë rreth orës 15:30 të ditës së sotme, e martë, 5 mars.
WhatsApp, i cili gjithashtu është në pronësi të gjigantit online, duket se funksionon normalisht./m.j