Evi Kokalari nxjerr bllof Çim Pekën, për “ambasadoren” amerikane: Ja si mashtron “Strategu i Hasit” demokratët

Evi Kokalari nxjerr bllof Çim Pekën, për
Çim Peka kishte të ftuar para nja dy ditësh në emisionin e tij në televizionin e familjes Berisha, një grua që e prezantoi si diplomate të rëndësishme amerikane.

Por aktivistja Evi Kokalari, thotë se ajo, në fakt është thjesht një mashtruese.

Postimi i Kokalarit

Strategu i Hasit, zgjuarsia dhe bekimi me i madh qe i ka ndodhur Berishes dhe Shkelzenit – Çim Peka, merr ne interviste nje karakter qe e quan ‘ambasadore amerikane’, por dhe person te afert me Trump, e cila jep dhe mend cdo te ndodh me Shqiperine kur te fitojë Trump. Realisht kjo grua eshte nje nga mashtrueset me te medha qe ka qarkulluar verdalle prej shume kohesh.

Vetem ne 2020, kjo dha nje interviste nga ‘shtepia’ e saj $30 million diku ne UK duke thene se e kishin blere kohet e fundit, por qe ishte mashtirm klasik.

Shtepia ishte per shitje, dhe kjo ambasadorja “Edwards” ka license brokeri dhe megjithese nuk e kishte zyra e saj kontraten per ta shitur kete shtepi, kjo e shfrytezoj pa leje duke thene se ishte e saja (shiko artikullin e Washington Post me poshte)

Ka dhe mashtrime te tjera te kesaj qe i gjen kollaj ne media. Te vetmit qe s’i kane gjetur jane Strategu i Bjeshkeve, sepse ose eshte super i paafte, ose eshte po aq mashtrues sa vete zonja ne fjale.

Syri e prezanton si ambasadore amerikane, por kjo nuk konkludon te kete qene ambasadore. Atehere, pse Syri e shet kete mashtruese si te tille? Po mundohet Syri te mashtroje opinionin publik se ka lidhje me rrethin e Trump dhe qe njerez te Trump po flasin kunder sanksioneve te Berishes?

Eshte kjo nje tentative po aq e keqkonceptuar si fotoja e Kerricit me Trumpin, ku “folen dhe per lirimin e Berishes”?

Komedia ne Shqiperi s’ka fund…

Nderkohe, titulli i intervistes se Syrit:

“E papritur/ Çfarë ndodh me Shqipërinë nëse fiton Trump, diplomatja amerikane surprizon”

Klipi i dyte i Syrit:

“Non grata si armë politike, Reagan bën komentin e fortë dhe për ndikimin e Soros në shqipëri”

Klipi i trete i Syrit:

“Bashkëpunëtorja e Trump në Çim Peka: Në janar Shqipëria do ketë mbështetjen e palës konservatore”

O mashtrues, o more!

Artikulli i Washington Post flet per mashtrimin e shtepise $30 millionshe nga “ambasadorja” amerikane, shoqe e strategut./ Tema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com