Ka nisur prej orës 18:00 në Hamburg të Gjermanisë, shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian, “Euro 2024”.
Kuqezinjtë ndodhet në vazon e dytë të shortit dhe rrezikon një grup të vështirë, me të gjithë shqiptarët që janë kureshtarë se çfarë do të na rezervojnë goglat.
SHORTI I EUROPIANIT | KLIKO PER TA PARE LIVE
Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë. Gjermania si ekipi pritës i Europianit ndodhet në vazon e parë dhe ekipet e tjera në atë vazo janë Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.
Në vazon e tretë ndodhen Holanda, Skocia, Kroacia, Sllovenia, Sllovakia dhe Çekia. Ndërsa vazo e katërt ende nuk është e plotësuar, pasi deri më tani janë të konfirmuar vetëm tre ekipe Italia, Serbia dhe Zvicra.