Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, ka reaguar në lidhje me krijimin e Ministrisë së Antikorrupsionit.
Ai ka ngritur pyetjen nëse nevoja për krijimin e një ministrie të tillë, indikon që situata me korrupsionin në vend është më keq se 11 vite më parë, për sa kohë që kjo qeveri nuk e mori një hap të tillë që pas ardhjes së saj në pushtet.
Postimi i plotë:
Ministria e re (anti)korrupsion…”mullari i kampioneve” ekziston!
2013: Partia Socialiste erdhi ne pushtet me shume premtime (nuk mbajti asnje, perkundrazi), nje prej tyre ishte qe do luftonte korrupsionin, por nuk ngriti nje ministri te posacme per ta luftuar ate fenomen. Mesa duket vete qeveria socialiste e vleresonte jo aq shqetesues ate fenomen sa ti dedikonte nje ministri te vecante.
2024: ne vitin e 11 te qeverisjes, Kryeministri vendos ngritjen e Ministrise Antikorrupsion Cfare po ndodh? Jemi me mire apo me keq sesa 11 vite me pare?
11 vite me pare tenderimet beheshin me gare me te pakten 3 ofertues, ndersa sot kryesisht me 1 ofertues qe fiton gjithmone ne kufi te fondit limit.
11 vite me pare nuk kishte asnje PPP qe gerryente parate e buxhetit te shtetit, ndersa sot lista e tyre eshte aq e gjate sa sdi njeriu nga tja filloje.
11 vite me pare shqiptaret nga emigrimi ktheheshin ne Shqiperi, besonin te Shqiperia, ndersa sot ikin me qindra cdo dite se ne kete vend eshte vrare shpresa per nje jetese te drejte dhe dinjitoze.
Mos ndoshta qendrimet e mazhorances qeverisese qe ata jane “kampionet” e luftes ndaj korrupsionit jane thjesht propagande dhe po pranojne nenzeri qe kjo qeverisje e ka bere m.t.n mullar??
E verteta mund te vonoje por nje dite do dale nen driten e diellin.
/a.d