Deputeti Ervin Salianji do të dorëzohet sot në Policinë e Tiranes. Burime nga selia e PD beje me dije se krahas dorëzimit te Ervin Salianjit, demokratet kane thirrur një tubim para Drejtorisë se Policisë së Tiranës.
Gazetari Osman Stafa bën të ditur se përkraheshe te PD u është kërkuar që të marrin pjesë në një tubim “urgjent” ditën e sotme në orën 17:00 për të mbrojtur Ervin Salianjin.
Ndërkohe që Gazment Bardhi tha sot se Grupi i PD kishte vendosur ne mënyrë unanime që të ngujoheshin në selinë e PD, dhe mos lejonin arrestimin e demokratit, Ervin Salianji.
Por sipas tij, Salianji vendosi te dorëzohet dhe të mos zbatojë vendimin e Grupit, duke mbajtur një qëndrim personal.
SMS I PARE
Pershendetje!
Sot ne ora 16:45 deputeti i PD z.Salianji praraqitet prane drejtorise te policise Tirane (M.Shyri) ju lutem per pjesmarrje maksimale njoftoni ke te mundeni.
SMS i DYTE
Mesazhi i Grupit te PD:
Përshëndetje, të nderuar miq, ju bëj me dije këtë lajm urgjent.
Ditën e sotme, në orën 17.00 të mblidhemi para Drejtorisë së Policisë( tek Myslym Shyri) në mbrojtje të deputetit Ervin Salianji.
Goditja që I bëhet Salianit është goditje që I bëhet të gjithë qytetarëve të këtij vendi.