“Është dorëzuar për azil”/ Arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi, flet i vëllai: Në Shqipëri i rrezikohet jeta

Vëllai i Ibrahimit Licit ka deklaruar se 31-vjeçari nuk është arrestuar nga autoritetet turke, por sipas tij është vetëdorëzuar për të kërkuar azil pasi i rrezikohet jeta në Shqipëri.

Hamza Lici, ka reaguar nga Turqia, ku u shpreh se i vëllai është i pafajshëm dhe se nuk ka kryer asnjë vrasje, por sipas tij “drejtësia shqiptare nuk do e marrë parasysh”.

Ai shtoi se Ibrahim Lici do të ndjekë procedurat e azilkërkuesit në Turqi dhe nuk mund të ekstradohet pasi në Shqipëri.

“Vëllai im nuk është arrestuar siç deklaroi me bujë policia e shtetit në Shqipëri por është vetëdorëzuar tek autoritetet turke me qëllim për të kërkuar azil pasi nuk ka besim tek shteti dhe qeveria shqiptare. Shteti në Shqipëri është vërtetuar se bashkëpunon me bandat kriminale ndaj Ibrahimi ka vendosur që të vetëdorëzohet në Turqi.

Në Shqipëri vëllait tim i rrezikohet jeta dhe në këtë mënyrë ka vendosur që të vetëdorëzohet. Nuk është e vërtetë se është arrestuar por si gjithmonë policia kërkon që t’i bëjë të bujshme edhe pse nuk ka asgjë të vërtetë. Vëllai im është i pafajshëm pasi nuk ka kryer asnjë vrasje dhe kjo është e vërtetuar por drejtësia shqiptare nuk do që t’i marrë parasysh.

Ibrahimi do të ndjekë procedurat e azilkërkuesit në Turqi dhe nuk mund të ekstradohet pasi në Shqipëri jeta e tij është në rrezik nga bashkëpunimi i shtetit me bandat kriminale”, deklaroi Hamza Lici nga Turqia.

Sipas policisë, 31-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës u arrestua në kuadër të operacionit “Jehona”, që u zhvillua nga autoritetet turke, ndërkohë pritet ekstradimi i tij drejt vendit tonë.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com