Parti Socialiste ka vendosur të ndryshojë përfaqësuesin e saj ligjor në Komisionin Qendror të zgjedhjeve.
Burime bëjnë me dije për gazetaren e Top Channel Elda Menga se Eridian Salianji ka vendosur të largohet pas 15 vite përfaqësim në KQZ, por jo nga angazhimi i tij në procesin zgjedhor ne Partinë Socialiste apo betejat që kjo forcë politike do bëjë në Kolegjin Zgjedhor, në kuadër te zgjedhjeve të pranverës.
Emri që pritet të zërë karrigen e Salianjit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është ish- deputetja Elena Xhina.
/a.r