Mbretëria e Bashkuar është përfshirë nga moti i keq, teksa në orët e fundit është dhënë edhe alarmi për erërat e forta që prekin pothuajse të gjithë vendin e që kanë arritur shpejtësinë 160 km/h.
Kompanitë e energjisë elektrike kanë raportuar ndërprerje të furnizimit në mijëra shtëpi ndërsa janë anuluar dhe disa shërbime të transportit rrugor për shkak të stuhisë “Isha” që vetëm në orët e para të saj ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Aeroporti i Belfast-it anuloi të gjitha fluturimet për në Britani pak përpara se të jepej alarmi për të gjithë banorët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë larg zonave bregdetare.
Zyra e Meteorologjisë paralajmëroi banorët në Skoci dhe Irlandë që të mos dalin jashtë dhe të strehohen pasi stuhia sjell erëra kërcënuese për jetën.
Ndërkohë, në disa zona shiu i dendur i sjellë nga stuhia ka bërë që rrugët dhe komunitetet të përmbyten.