Erdogan viziton Tiranën më 10 tetor, takim me Ramën për vijimin e bashkëpunimit

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do të vizitojë Tiranën më 10 tetor.

Presidenti Erdogan, do të pritet në takim “sy më sy” me kryeministrin Edi Rama dhe më pas takimi me delegacionet.

Qëndrimi i tij në Tiranë parashikohet të zgjasë vetëm pak orë, pasi ndalesa tjetër e presidentit turk, do të jetë Serbia.

Shqipëria dhe Turqia i kanë konsoliduar marrëdhëniet e tyre vitet e fundit dhe kanë firmosur dokumentin e bashkëpunimit strategjik, ndërsa disa projekte janë duke u zbatuar.

Turqia konsiderohet një nga vendet më të rëndësishme për Shqipërinë dhe mbështetëse e fuqishme e saj në arenën ndërkombëtare.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com