Erdogan sinjalizon pushtimin e izraelit, Turqia: Krimineli Netanyahu do të përfundojë si Hitleri

Paqja nuk duket askund në horizont, por vetëm një “tym i zi” i frikës së zgjerimit të luftës në Lindjen e Mesme. Sulmi që vrau në mënyrë mizore 12 fëmijë në Lartësitë e Golanit nga një raketë e Hezbollahut, u pasua me një valë kërcënimesh, me aktorët kryesorë: Izraelin, Turqinë, por edhe Iranin. Ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, thotë se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, do të përfundojë njësoj si diktatori nazist.

“Ashtu siç e kishte fundin krimineli Hitler që kreu gjenocid, ashtu do ta ketë edhe Netanjahu që po kryen gjenocid. Siç nazistët u mbajtën përgjegjës, edhe ata që shkatërrojnë palestinezët do të jenë përgjegjës. Njerëzimi është me Palestinën”, lexohet në një deklaratë të Fidan.

Kjo vjen pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, kërcënoi me pushtim të Izraelit për të ndalur luftën në Gaza.

“Ne duhet të jemi shumë të fortë në mënyrë që Izraeli të mos mund t’i bëjë këto gjëra qesharake Palestinës. Ashtu siç kemi hyrë në Karabakh, ashtu siç kemi hyrë në Libi, ne mund të bëjmë diçka të ngjashme me ta. Nuk ka asnjë arsye që ne të mos e bëjmë këtë. Ne vetëm duhet të jemi të fortë në mënyrë që të mund të ndërmarrim këto hapa.”

Atij i është përgjigjur ministri i jashtëm izraelit, Israel Katz.

“Erdogan po ndjek gjurmët e Sadamit duke kërcënuar me sulm ndaj Izraelit. Duhet të rikujtojë se çfarë ka ndodhur në Irak dhe si ka përfunduar”, thekson kryediplomati izraelit.

Në këtë rreth kërcënimesh ka hyrë edhe Irani, me liderin suprem Ajatollahu Ali Khamenei.

“Regjimi sionist nuk është një shtet, por një bandë kriminale me vrasës dhe terroristë”, nënvizoi Khamenei duke vlerësuar Hamasin për rezistencën në Gaza.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com