Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “komuniteti botëror po shikon barbarizmin” e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, të cilin ai e quajti “një njeri të sëmurë mendor, një maniak, një psikopat dhe një vampir që ushqehet me gjak”.
Ministria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi në Platformën X se Erdogan tha në një takim partie në Ankara se “të rinjtë kanë filluar të shohin shthurjen e Sionizmit” dhe se ai shpresonte për një botë pa shthurje sioniste.
“Asnjë fe nuk e konsideron legjitime djegien e civilëve të pafajshëm për vdekje në çadrat e tyre”, shtohet në deklaratën e Ministrisë.
Erdogan tha gjithashtu se edhe duart e qeverisë amerikane janë të lyera me gjak, duke thënë se ajo është përgjegjëse edhe për “gjenocidin në Gaza”.
Mediat izraelite raportuan se Erdogan kritikoi Izraelin dhe SHBA-në për luftën në Gaza në një fjalim në një takim të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) këtë pasdite.
Ai tha se krerët e shteteve në Evropë janë bërë bashkëfajtorë të “vampirizmit izraelit” sepse heshtin.