Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Kodër të Tepelenës, ku në aksident janë përfshirë tre automjete.
Në një prej mjeteve udhëtonte një familje shqiptare, në mjetin tjetër një familje polake dhe në të tretin një familje franceze.
Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë tre fëmijë dhe një grua nga Franca. Shkak dyshohet shtetasi polak ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, dhe është përplasur me dy mjetet e tjera.
Sakaq, nga informacionet e para mësohet se familja nga Polonia dhe ajo nga Franca, kishin mbërritur në vendin tonë për pushime.