“Erdhën 20 vetë me shkopa bejzbolli dhe armë”, flet motra e vëllezërve Nexhipi flet për sherrin në Sarandë: Një shef policie u tha të takoheshin, ishte mesnatë…

Një sherr masiv ndodhi në Gjashtë të Sarandës më datë 1 janar 2025, ku u përfshinë katër punonjës policie, të gjithë vëllezër. Pala e dëmtuar ishin vëllezërit Nexhipi.

Në lidhje me këtë sherr masiv e të pazakontë, ka folur për Balkanweb motra e vëllezërve Nexhipi. Ajo tregon se sherri ka filluar pas një konflikti për një makinë të marrë me qira, që sipas saj, dhunuesit nuk kanë pranuar ta japin.

Motra e vëllezërve Nexhipi tregon se vëllezërit policë kanë ardhur në mes të natës, të armatosur me shkopa bejzbolli. Ajo thotë se jashtë banesës në momentin e konfliktit kanë qenë më shumë se 20 persona. Motra e dy vëllezërve të dëmtuar kërkon që drejtësia të vendoset në vend. Sipas saj, ka përpjekje që ngjarja të manipulohet.

Motra e dy vëllezërve Nexhipi: Ngjarja në Gjashtë të Sarandës ka ndodhur rreth orës 1 të mesnatës. Një person, që më vonë është identifikuar si shef policie, Alvaro Sulejmani ka telefonuar një nga djemtë me mbiemër Nexhipi duke i thënë se duhet të vijë tek shtëpia e të sqarohemi, duke kërkuar edhe falje për pjesën e lekëve që të kam borxh për makinën e marrë me qira. Një nga djemtë me mbiemër Nexhipi i ka thënë se është shumë vonë dhe takohemi nesër se ka ditë, kurse ai ka këmbëngulur duke i thënë se unë jam punonjës policie dhe se kam qejf që këto gjëra të sqarohen sot dhe se të kishte besim tek ai, duke i thënë se unë vij tek shtëpia jote e nuk ke pse ti të dalësh. Pas afër çerek ore, ai ka ardhur afër banesës, ku ndodhet një lokal familjar dhe kur një nga djemtë ka dalë, direkt ka hasur në grushte, kërcënime me armë dhe aty janë paraqitur mbi 20 persona.

Kanë qenë diku tek 8 makina, që kanë ardhur të armatosur me shkopa bejzbolli, me mjete shumë të forta. Dy vëllezërit Nexhipi kanë hasur një ngjarje tepër të rëndë dhe direkt ata kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të tyre, së paku mbi 6 gëzhoja arme janë identifikuar në vendin e ngjarjes, një karikator që njërit i ka rënë nga dora kur ka dashur ta ndërrojë, ka ardhur policia. Policia ka hasur në tentativë kundërshtimi nga ata, pasi ky grup i është kundërvënë edhe policisë.

Policia i ka ndarë deri diku duke ikur dhe më pas dy vëllezërit Nexhipi janë shoqëruar për në spital se kanë marrë lëndime të rënda me qytën e pistoletës, një makinë e parkuar është shpuar nga një plumb, një person që ka dalë nga lokali është goditur në kokë dhe është mjekuar në Spitalin e Sarandës. Pas ngjarjes, kam telefonuar Policinë e Vlorës dhe më kanë thënë se nuk janë informuar, por se do flasin me Policinë në Sarandë për të parë situatën.

Më pas kanë vijuar procedurat e policisë e kemi marrë vesh se 4 prej tyre janë punonjës policie dhe një ish-punonjës policie. Konflikti ka ndodhur për një makinë që është marrë me qira në biznesin tonë familjar dhe personi nuk pranonte të dorëzonte makinën. Makinën si përfundim na e ka lënë në një pikë karburanti, që ne e kemi gjetur vetë. Ne presim që drejtësia të vihet në vend, duke qenë se me armë na kanë ardhur në mes të natës. Ka përpjekje që çështja të manipulohet. Ne do i shkojmë deri në fund drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com