Eraldo Harlicaj: Shqipëria, vendi me më shumë eskorta në Ballkan!

I ftuar në Klan Kosova, gazetari Eraldo Harlicaj ka folur për eskortat dhe prostitucionin në Shqipëri, si vendi me më shumë eskorta në Ballkan.

‘Janë shumë të zakonshme përsa i përket qendrave të masazhit, një pjesë shumë e madhe e tyre janë kthyer në rrjete të mirëfillta prostitucioni ku meshkujt shkojnë për qëllime të qarta dhe jo vetëm për masazh. Po shikoja numrin e profileve që ekzistojnë (eskorta online), pashë që Shqipëria ishte dominuese në të gjithë Ballkanin sepse vetëm në Shqipëri janë 1052 profile të cilat janë aktive.’

Ndërsa, sipas tij, Kosova ka një numër shumë më të reduktuar, ku tha se janë vetëm 245 raste: ‘Ndërsa Kosova ishte me një numër shumë më të reduktuar 245 raste.’

‘Ndërkohë që ishin 237 raste në Prishtinë dhe vetëm 8 raste në Ferizaj. Ndërkohë që në Shqipëri dominonte qyteti i Tiranës, Durrësi, Shkodra, Vlora, Saranda dhe Fieri.Shqipëria ishte dukshëm me nivelin më të lartë të profileve të eskortave online.’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com