Këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother Vip” Endrik Beba është përfolur gjatë në media për raportin e tij me ish-in Sara Gjordeni për të cilën nëpër studio televizive është detyruar të sqarojë se historia me të është një kapitull i mbyllur prej kohësh dhe se tashmë është i lumtur në krahët e partneres së tij, Kleas.
Mirëpo një veprim i fundit ngre dyshime se çifti në fakt po kalon një “krizë”, ose të paktën këtë lë të kuptohet fshirja e çdo postimi dhe foto me të.
Në një vështrim të bërë nga Iconstyle në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, shihet që Beba mban vetën foto të tij dhe të djalit, ndërsa mungojnë ato me partneren.
Ky veprim nxit dyshime për një krisje ose ftohje në raportin e tyre.