Sokol Ngresi është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Shorti u hodh këtë të hënë, nërsa zëvendësues do të jetë Dariel Sina.
Deri më tani, nga ky short është zgjedhur fituese si anëtare e parë, Elsa Toska dhe Sonila Bejtja anëtare e dytë, ndërsa anëtare zëvendësuese u zgjodh Mariana Semini.
Një tjetër anëtare e KED, si përfaqësuese nga Prokuroria e Përgjithshme do të jetë prokurorja Alma Muça, anëtare zëvendësues është zgjedhur prokurori Arqilea Koça.