Policia e Korçës ka reaguar pas një person u gjet pa shenja jete në banesën e marrë me qira në lagjen nr.12.
Mësohet se 36-vjeçari nga Tirana me inicial O.R, është gjetur nga punonësja e mirëmbajtjes së banesës.
Nga kqyerja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Në lagjen nr.12, Korcë, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë nga punonjësja për mirëmbajtjen e banesës, shtetasi O. R. 36 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës dhe për sqarimin e rrethanave të rastit./m.j