EMRI/ U gjet pa jetë dy ditë më parë në burgun grek, zbulohet identiteti i shqiptarit

Dy të burgosur janë gjetur të vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi, dy ditë më parë. Njëri nga të dënuarit sipas ishte shqiptar.

Sot, autoritetet greke i janë përgjigjur institucioneve shqiptare duke bërë të mundur identifikimin e shqiptarit që humbi jetën. Sipas policisë, viktima është 37-vjeçari nga Fieri, Armand Nuraj.

“Në orët e para të mëngjesit të datës 01.12.2024, janë gjetur pa shenja jete nga rojet e burgut në Malandrino, dy të dënuar (në të njëjtën qeli). Njëri nga ata është identifikuar shtetasi shqiptar Armand Qamil Nuraj, dtl. 06.07.1987, lindur në Fier”, njofton policia.

Ai ishte duke vuajtur dënimin për trafikim të lëndëve narkotike. “Edhe pas ndihmës të dhënë, i dënuari shqiptar nuk arriti të mbijetonte”, thuhet në përgjigjen e autoriteteve greke.

Aktualisht nuk ka të dhëna për ndonjë ngjarje kriminale, por gjithsesi autoritetet lokale të policisë janë duke kryer hetime. Vijojnë të mbeten mister rrethanat e vdekjes së dy të dënuarve në qelitë e burgut grek.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com