Një aksident tragjik rrugor ka ndodhur në Vignola, Itali, ku kanë humbur jetën dy të rinj, një shqiptar dhe një maroken. Idris Kreshpaj, 18 vjeç, dhe Rida Sidrine, 24 vjeç, kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën që çon në Sassuolo, kur një Citroen C3 që udhëtonte me pesë pasagjerë është përmbysur disa herë dhe përfundoi duke goditur një mur të ulët gardhi të një shtëpie.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur pa u përfshirë automjete të tjera, dhe rrethanat janë ende nën hetim. Dy të rinjtë të plagosur kanë pësuar fraktura dhe lëndime të tjera.