Gjykata italiane ka lënë në fuqi dënimin me 16 vite burg për shqiptarin, Hysen Aliko që tentoi të vriste ish gruan e tij në korrik te vitit 2021.
51-vjeçari kërkoi ulje të dënimit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga trupa gjykuese.
Ngjarja ndodhi më 29 korrik 2021, kur Hyseni tentoi të vrasë ish-bashkëshorten, duke e goditur me thikë. Ai gjithashtu ka plagosur edhe djalin, i cili ka ndërhyrë për t’i ndarë.
Ngjarja u regjistruar në Sulmona.