Një efektiv policie është plagosur pasditen e sotme në fshatin Grudë të Qarkut të Shkodrës.
Efektivi i plagosur është Dedë Ndërshtiqa.
Mesohet se janë dy persona të plagosur, ku njeri eshte efektive policie ndersa tjetri kunati i tij.
Burime bëjnë me dije se efektivi i plagosur është vëllai i drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.
Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje./m.j