Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë ku një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi aksidentalisht ka rënë në një kanal me ujë.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”, ku dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. L., 54 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j