Një 55-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit, pasi mbrëmjen e kaluar ai përplasi për vdekje të moshuarin H. S. në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.
Raportohet se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se ka aksidentuar 85-vjeçarin, shtetasin A. F., 55 vjeç, banues në Fier.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Fier
Në vijim të informacioneve të dhëna mbrëmjen e djeshme, për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, ku humbi jetën këmbësori, shtetasi H. S., 85 vjeç, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit që dyshohet se ka aksidentuar 85-vjeçarin, shtetasin A. F., 55 vjeç, banues në Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./m.j