Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi nën efektin e lëndëve narkotike, ka kryer manovra të rrezikshme me automjet në afërsi të një gjimnazi.
Oficerja e Sigurisë dhe Drejtoresha e Shkollës së mesme “Feti Vogli”, Tiranë, kanë njoftuar policinë se një nxënës i vitit të tretë në shkollën e tyre, L.L 19 vjeç, ka qenë duke kryer manovra të rrezikshme, duke rrezikuar edhe nxënësit e tjerë.
Pas verifikimeve të kryera me drogëtestues, ky shtetas rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “Cocaine”, si dhe i pa pajisur me leje drejtimi.
I riu u arrestua dhe do të hetohet për veprën “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”./m.j