Mediat italiane i kanë bërë jehonë arrestimit të 58-vjeçarit Nikola Mersini, të ndaluar në Vlorë në 20 Korrik të këtij viti.
58-vjeçari ishte shpallur në kërkiam nga drejtësia italiane prej vitit 2005-së, ku ishte dënuar me 8 vite burg për trafik të lëndëve narkotike.
Ansa shkruan se falë bashkëpunimit të policisë italiane me ato shqiptare u bë i mundur arrestimi i 58-vjeçarit i cili ishte në kërkim prej 19 vitesh.
“Ai ishte në kërkim që nga shkurti i vitit 2005, kur ndaj tij ishte shpallur fletarrest ndërkombëtar. Tashmë 58-vjeçari ndodhet në paraburgim në dispozicion të Gjykatës së Apelit Vlorë, në pritje të procedurave të dorëzimit për kryerjen e dënimit në Itali”, shkruan Ansa.