EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar pasi tentoi të vriste dy policë pak vite më parë, arrestohet në Bruksel 38-vjeçari shqiptar

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bruksel, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Shtetasi me dy emra Diego Haxhiraj alias Teki Hanaj , akuzohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar  me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, efektivë policie, të cilët kanë qenë jashtë shërbimit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Brukselin, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Njoftimi:

Operacione të njëpasnjëshme me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbimit të tyre në kohë reale, me homologët belgë, është finalizuar operacioni policor i përbashkët, i koduar “Capital”.

Pas shkëmbimit të informacioneve, është kapur në Bruksel, nga FAST Belgjika, dhe është arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 38-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

38-vjeçari akuzohet se në vitin 2022, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka tentuar të vrasë me armë zjarri 2 shtetas (punonjës policie, jashtë shërbimit).

Në momentin e ndalimit nga Policia belge, ky shtetas është prezantuar me një identitet tjetër.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative e Policisë shqiptare dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve në kohë të shpejtë nga Interpol Tirana dhe FAST Albania, me homologët belgë, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, që fshihej në Belgjikë, është finalizuar operacioni policor i koduar “Capital”. Gjatë këtij operacioni, bazuar në informacionet e shkëmbyera, FAST Belgjika ka kapur në qytetin e Belgjikës dhe ka arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

D. H. alias T. H., 38 vjeç, banues në Vlorë. Në momentin e ndalimit nga Policia belge, ky shtetas është prezantuar me një identitet tjetër. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, një armë të ftohtë (thikë).

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 01.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit”.

38-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, (punonjës policie të cilët në momentin e ngjarjes kanë qenë jashtë shërbimit).

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Brukselin, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Policia e Shtetit falënderon FAST Belgjikën, për bashkëpunimin në shkëmbimin e shpejtë të informacioneve dhe për profesionalizmin e treguar gjatë këtij operacioni të përbashkët, që u finalizua me kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com