Emri/ Me 5 armë, fishekë e municione të tjera në shtëpi! Arrestohet 31-vjeçari në Vlorë, i njohur me pseudonimin “Zoto”

Një 31-vjeçar u vu në pranga në Vlorë, pasi u kap me municion luftarak në banesë.

Gjergji Dervishaj, i njohur me nofkën “Zoto” jetonte në lagjen “Isa Boletini”. Në shtëpi, policia gjeti 1 minë me telekomandë, 4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator), 1 armë zjarri pistoletë, një armë zjarri imituese, 12 krehra armësh, rreth 800 fishekë, 1 jelek antiplumb, 1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.

Ndaj 31-vjeçarit pritet të nisë hetimi nga Prokuroria e Vlorës./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com