Personi që shihni në foto është Hysni Qestaj, shqiptari i Kosovës, me profesion DJ që humbi jetën këtë të hënë në një aksident tragjik në Itali.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Junikut, e cila përmes një reagimi zyrtar në rrjete sociale teksa ndan dhimbjen me familjen e të ndjerit, ka postuar edhe një foto të të riut.
“Në një aksident të rëndë trafiku, bashkëvendasi ynë Hysni Qestaj ka ndërruar jetë.
Kryetari i komunës z.Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut ndajnë dhimbjen me familjen e të ndjerit.
I ndjeri të kujtohet gjithmonë me respekt dhe dashuri”, thuhet në njoftim.
Dyshohet se bashkë me Qestajn ka qenë edhe një vajzë që po ashtu ka humbur jetën, por identiteti i saj ende nuk është bërë me dije./m.j