EMRI/ I nxori armën e shërbimit mjekes gjatë vizitës, e pëson polici në Gjirokastër

Një punonjës policie është pezulluar nga detyra pasi nxori armën e shërbimit gjatë vizitës mjekësore në spitalin “Omer Nishani”, Gjirokastër.

Siri Kacaboni i dyshuar për vepërn veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, u pezullua nga detyra që ushtronte pas kallëzimit të mjekes në Polici.

Ndërkohë raportohet se incidenti ka ndodhur muajin e kaluar, 25 tetor 2024 dhe po ashtu u denoncua edhe nga një emision investigativ.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit S.K., me detyrë trupë shërbimi në Sektorin e zbatimit të masave plotësuese për kontrollin e territorit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Caktimi i masës së sigurisë u bë i mundur pas kallëzimit të shtetases J.L., mjeke në spitalin “Omer Nishani” Gjirokastër, lidhur me ngjarjen e datës 25.10.2024, ku ky punonjës policie ka nxjerrë armën e shërbimit gjatë një vizite mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com