EMRI / I moshuari u gjet i pajetë në rrugë, policia përjashton të jetë ngjarje kriminale

Xhelal Meta, rreth 81-vjeç, i cili u gjet i pajetë poshtë një muri mëngjesin e së hënës jo shumë larg shtëpisë së tij në Zall Bastar, nuk dyshohet të jetë viktimë e një ngjarjeje kriminale, raporton A2 CNN.

Sipas autoriteteve, i moshuari dyshohet se ishte nisur për në kafen e fshatit. Atij i janë konstatuar plagë në kokë, të cilat paraprakisht dyshohet se janë shkaktuar pasi është rrëzuar dhe po pritet ekspertiza për të vërtetuar pistën.

Në lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje të gjithë banorët e vetëm 4 shtëpive që janë gjithsej aty, dhe deri tani nuk ka indicie për ngjarje kriminale. Meta jetonte i vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com