Emri/ I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës 59-vjeçari me qëllim ekstradimin

Një 59-vjeçar është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimin në Itali.

Viktor Leki u lokalizua dhe arrestua falë bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Leçes në mars të vitit 2018 e ka dënuar me 8 vite e 4 muaj burg për veprën penale ‘Pjesëmarrje në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve’.

‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Leçes, Itali, me vendimin e datës 06.03.2018, e ka dënuar me 8 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal, me qëllim trafikimin e narkotikëve”.’, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com