EMRI/ I dënuar me 24 vite burg për vrasje, dorëzohet në polici autori

Granit Elshani, i akuzuar për një vrasje në vitin 2010 në një diskotekë në Pejë, është dorëzuar në Policinë e Kosovës.

Avokatja e tij, Kosovare Kelmendi tha se Elshani është pritur sot nga zyrtarët policor në Aeroportin e Prishtinës dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit.

“Graniti i është përgjigjur vullnetarisht vendimit të Gjykatës për caktimin e paraburgimit dhe i njëjti përmes meje ka njoftuar organet policore se do të kthehet dhe paraqitet sot. I njëjti është pritur nga zyrtarët policor në aeroportin e Prishtinës dhe është dërguar drejtë në Qendër të Paraburgimit”, tha ajo.

Në shtator të 2024, Gjykata e Apelit shpalli fajtor Granit Elshanin. Ai ishte i dënuar me 24 vite burgim.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com