Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë në Vlorë, ku një i moshuar dyshohet se është grabitur dhe më pas është vrarë.
Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Bashkim Durmishi.
Forca të shumta policie në vendin e ngjarjes.
Burime nga policia thonë se dyshohet se 68-vjeçari është grabitur dhe me pas është vrarë, pasi policia e ka gjetur të zhveshur.
Sipas Policise, 68-vjeçari është goditur me send te fortë në pjesën e nofullës.