EMRI-FOTO/ Pjesë e organizatës kriminale, dënohet shqiptari në Bolivi

Është dënuar me 6 muaj burg nga gjykata e Bolivisë shqiptari i cili u arrestua me 15 tetor të vitit të kaluar në në San Rafael de Velasco, gjatë një operacioni blic nga autoritetet e Bolivisë me qëllim goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës.

Shqiptari i dënuar është Lorenc Hysi, ndaj të cilit prokurori Victor Hugo Cervantes ngriti akuzat e “vrasje e mbetur në tentativë”, “organizatë kriminale”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Bashkë me Hysin në bankën e të akuzuarve përfunduan edhe Wálter Rivero Lola, Leonardo Barsad da Rocha, Álvaro Roca Casupa, Joao Batista da Silva Carneiro dhe Jacop Dick Peter, shtetas shqiptarë, bolivianë dhe brazilianë.

Gjatë aksionit në tetor të vitit të shkaur pati edhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe personave të arrestuar.

Ndërkohë baroni brazilian i drogës, i kapur bashkë më ta, Lourival Máximo da Fonseca, i akuzuar si trafikant ndërkombëtar droge prej viteve ‘90, u ekstradua mbrëmjen e së premtes në Brazil.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com