Emri/ Doli të bënte xhiro me motor pas një feste ditëlindjeje, kush është 17-vjeçari shqiptar që u aksidentua për vdekje

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Itali, ku pas një aksidenti me motor ka humbur jetën një 17-vjeçar shqiptar.

Alen Karaboja, lindur në Valcamonica, sipas mediave italiane, ishte në një festë ditëlindjeje dhe rreth orës 23:00 ka dalë për një xhiro me motor me një shok.

Papritur, pranë parkut Dosso, dyshohet se teksa po bënte zigzage në rrugë, Alen humbi kontrollin e motoçikletës e cila përfundoi duke u përplasur me një mur.

Pavarësisht ndihmës në kohë dhe transferimit me autoambulancë në spital, i riu ndërroi jetë gjatë natës në spitalin Civile në Brescia./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com