Forcat Operacionale dhe Shqiponjat në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, aksion në qytet mbrëmjen e sotme për ndalimin e personave me rrezikshmëri.
Aksioni në disa pika të qytetit ku policia ka patur informacion për vendndodhjen e këtyre personave.
Në pranga një 25 vjeçar me armë në makinë. I arrestuari është Maringlen Hamzo.
Aksioni për vënien në pranga të personave me precedent kriminal apo në shkelje me ligjin vijon ende./m.j