Emri/ 39 emigrantë u gjetën të vdekur në kamion, një shqiptar dënohet mes 11 të arrestuarve   

Njëmbëdhjetë persona janë dënuar pas arrestimeve për rolet e tyre në një rrjet të kontrabandës pasi 39 migrantë, sipas mediave britanike  sipas mediave britanike, u gjetën të vdekur në një kontejner në Essex.

Mes viktimave kishte edhe gra e fëmijë, ngjarje e ndodhur më 23 tetorit 2019.

Bosi i transportit dhe drejtuesi i krimit, Ronan Hughes, 44 vjeç, nga Armagh, në Irlandën e Veriut i cili luajti një rol “qendror” me flotën e tij të kamionëve.

Ai merrte 3,000 paund për çdo emigrant të transportuar me sukses nga Europa (Francë) në Essex (Britani). Bosi i aktivitetit pranoi se kishte komplotuar për kontrabandën e njerëzve dhe pas 39 akuzave për vrasje, u burgos për 20 vjet.

Pas një seance dëgjimore për konfiskimin, ai u urdhërua t’i paguante familjeve të viktimave 182,078.90 paund.

Të dënuarit, rreshti i lartë, nga e majta në të djathtë: Alexandru-Ovidiu Hanga, Christopher Kennedy, Eamonn Harrison dhe Gheorghe Nica, dhe rreshti i poshtëm, nga e majta në të djathtë: Maurice Robinson, Ronan Hughes dhe Valentin Calot.

Të gjithë u dënuan me burg dhe me gjobë. Valentin Calota, 41 vjeç, banues në Birmingham, u përfshi në këtë aktivitet nga i njohuri i tij, Nica, dhe drejtoi  vetëm një furgon me emigrantë nga Orsett në Londër më 18 tetor.

Ai u burgos për katër vjet e gjysmë dhe u urdhërua të paguante 1,137 paund si kompensim.

Shqiptari Gazmir Nuzi, 46 vjeç, banues në Tottenham, në veri të Londrës, mori nipin e tij nga Essex dhe i dha ndihmë një burri të dytë pasi ata u kontrabanduan në Britani më 11 tetor.  Ai pranoi udhëtimin, por mohoi të ishte pjesë e bandës së kontrabandës së njerëzve dhe u burgos për 10 muaj. Nuk bëhet e qartë se cili ishte roli i shqiptarit në këtë histori. /Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com