EMRAT+FOTOT/ Kush janë 9 të përfshirët në skemën e mashtrimit me mikrokreditë, zhvatën 7.2 mln euro

Report Tv sjell me emra dhe foto administratorët e subjekteve financiare dhe përmbaruesit të përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë në Tiranë.

Ata janë Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Mato, Kejda Seferi, Arben Meskuti, Alban Kote, Alketa Tanushi, Jorsida Dervishi dhe Elda Ibro.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës ka vendosur 9 masa sigurie, 5 “arrest në burg” dhe 4 “arrest në shtëpi” për administratorë të subjekteve financiare dhe përmbarues, nën akuzë për veprën penale ‘Skema mashtruese dhe piramidale’ pasi janë përfshirë në skemën e mashtrimit me mikrokreditë.

 

 

Si shembull për përmasat e skandalit me mikrokreditë prokuroria sjell rastin kur Micro Credit Albania, i ka sekuestruar një personi, 14 pasuri të paluajtshme për rreth 348 mijë lekë detyrim të prapambetur.

Ndërsa ka zbardhur skemën e mashtrimit pramidal të kredidhënies, sipas prokurorisë 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej 7.299.203 euro dhe përdorën një skemë shtrënguese të kredi-marrjes ku nëpërmjet vjedhjes u imponohej debitorëve që kishin borxhe të vjetra në banka, të rimerrnin kredi edhe pse nuk kishin mundësi shlyerje si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com