EMRAT+FOTO/ Aksident tragjik në Prizren, humbin jetën 3 të rinj, shoferi po bënte gara shpejtësie dhe i mori para

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 3 të rinjve, ka ndodhur rreth mesnatës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në afërsi të Prizrenit, pjesë e Rrugës së Kombit.

Ndërkohë tre persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Sipas medieve në Kosovë, viktima të këtij aksidenti janë: Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj, të tre të moshës rreth 20 vjeçare.

Po sipas të njëjtave burime, shoferi i cili i ka përplasur viktimat është Arlind Syla, familjar i Lordit.

Aksidenti është shkaktuar si pasojë e garave me makina. Njëra nga makinat ka goditur disa persona të cilët po qëndronin pranë autostradës dhe ishin duke e ndjekur garën në momentin fatal.

Ndërkohë që janë publikuar edhe pamje nga momenti i aksidentit, të cilat janë filmuar nga një prej personave që po ndiqte nga afër garën dhe ka kapur momentin e tmerrshëm që për tre të tjerë rezultoi të ishte fatal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com