Dy shqiptarë në Britani, të arrestuar për vrasjen e një trafikanti droge me të cilin kishin rivalitet në veprimtarinë kriminale, janë dënuar secili me nga 27 vite burg.
Armand Tafa, 40 vjeç dhe Migen Emilova, 36 vjeç, i zunë pritë Stefan Moraru, 44 vjeç, në periferi të Londrës veriore më 20 mars 2023, pasi kishin marrë masa për t’i grabitur drogën dhe paratë që kishte me vete.
Viktima ndërroi jetë nga një goditje me thikë në zemër.
Oficerët e policisë gjetën trupin e Moraru makinë të braktisur në një rrugë Chandos Avenue, Barnet, ku pronat mund të arrijnë mbi 1 milion paund.
Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët morën paratë që i kishin grabitur viktimës dhe i shpenzuan në shtëpi publike me punonjëse seksi dhe për të blerë kokainë./m.j