Dy vëllezërit shqiptarë Klinton dhe Ilmi Rakipaj janë dënuar me 18 vite burg secilin për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre Albert Deda.
Vëllezërit Rakipaj përkatësisht 20 dhe 25 vjeç në debat e sipër qëlluan me thokë në gjoks Albert Dedën 24-vjeç.
Gjithashtu gjykata vendosi që dy vëllezërit do të dëmshpërblejnë me 300 mijë euro dy bashkëathdhetart e tyre të cilët i palgosën rëndë, si dhe me 250 mijë euro familjen e viktimës.
Ngjarja
Historia daton në 23 korrik 2023, dy vëllezërit, me banim në via Dorighello në rrethin Forcellini të Padovës, në kulmin e një debati goditën me thikë 24-vjeçarin Albert Deda.
Klinton dhe Ilmi Rakipaj u kapën të nesërmen nga policia rrugore e Palmanova në kryqëzimin e autostradës Villesse, njëzet kilometra larg kufirit italian dhe u arrestuan.
/a.r