Një 22-vjeçar është arrestuar dhe katër persona të tjerë janë proceduar penalisht, pasi u kapën duke vënë baste online. Policia e Lushnjës njofton se gjatë kontrollit në dy lokale në lagjen “Loni Dhamo”, u konstatua se të rinjtë vinin baste.
“Këta shtetas u kapën në flagrancë, në 2 lokale në lagjen “Loni Dhamo” (njëri prej tyre në pronësi të 46-vjeçarit), teksa vinin baste sportive, me celularët e tyre që u sekuestruan si provë materiale”, njofton policia.
Gjatë operacionit “Sundimi i ligjit” u arrestua shtetasi Eraldo Gorovelli dhe u proceduan ne gjendje te lire shtetasit : Gentian Caushi , Amarildo Xhindoli , Xhorxhi Mone.
Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
/a.r