Emrat/ Vdekja e punëtorit të bashkisë duke riparuar llambat në shtyllat e ndriçimit, në kërkim zyrtari përgjegjës në Elbasan

Një punonjës i bashkisë së Elbasanit humbi jetën mesditën e së premtes teksa po riparonte llambat elektrike në lagjen ‘5 maji’, pasi u rrëzua nga vinçi.

Lidhur me ngjarjen, policia e Elbasanit ka nisur hetimin në gjendje të lirë për 55-vjeçarin S.Ç., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane.

Ndërkohë është shpallur në kërkim, pas veprimeve hetimore, përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike në A.Sh.P.U., M.Q., 54 vjeç, banues në Elbasan.

Në vijim të njoftimit të djeshëm, bëjmë me dije se, Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe Urbane, Elbasan.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi M. Q., 54 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë përgjegjësi i Sektorit të ndriçimit pranë Drejtorisë së shërbimeve Publike në A.Sh.P.U, Bashkia Elbasan.

Ditën e djeshme, shtetasi E. B., 56 vjeç, punonjës i Bashkisë, i punësuar në këtë sektor, u rrëzua nga vinçi, gjatë punës për riparimin e llambave elektrike në shtyllat e ndriçimit, në lagjen “5 Maji” dhe si pasojë e dëmtimeve humbi jetën në spital.“-njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, ndërkohë vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com