Dy shqiptarë janë dënuar në Angli, pasi u gjetën të fshehur në çatinë e një banesë që e kishin kthyer në “shtëpi bari”.
Sipas policisë vendase, oficerëve iu desh të kalonin me forcë përmes tre dyerve kur mbërritën në ambientet në rrugën Edwin, Daybrook, në orën 12:20 më 27 shkurt 2024 për të kryer një kontroll.
Gjithsej rreth 600 bimë kanabis u zbuluan të kultivuara në katër dhoma brenda magazinës.
Efektivët kanë pikasur në çati Ervis Llanin, 20 vjeç dhe 27-vjeçarin Xhuljan Stafaj. Dyshja u hodhën nga ndërtesa dhe vrapuan në rrugën Edwin, por u ndaluan nga policia. Përveç bimëve dhe dritave, ndërtesa përmbante një zonë të vogël banimi.
Dy shqiptarët u burgosën secili me 14 muaj burg kur u paraqitën në Gjykatën e Nottingham Croën të enjten (28 mars). Të dy e kishin pranuar më parë fajësinë për prodhimin e një droge të klasit B.
Detektivi Rreshter Toni Smithurst, i Policisë së Nottinghamshire, ka falenderuar fqinjët që kanë raportuar rastin, teksa u ka bërë thirrje banorëve që të raportojnë për çdo rast të dyshuar për aktivitet të paligjshëm.